Hapësire reklamuese

Rajoni

Beogardi reagon për letrën e Saimir Tahirit: Shqipëria po ndërhyn në punët tona

Shkruar nga Newsbomb

Beogradi ka reaguar ndaj letrës që ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri i drejtori Interpolit, ku ndër të tjera kërkonte anulimin e flet arresteve që Serbia mban në fuqi për ish-luftëtarët e UÇK.

Tahiri kërkoi gjithashtu që ky institucion të tërheq urdhër-arrestin ndaj Ramush Haradinajt. Por, homologu i tij serb, Nebojsha Stefanoviç e ka konsideruar këtë letër si ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë.

Ai i është drejtuar gjithashtu me një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock.

“Kërkesa e Tahirit është e papranueshme dhe është ndërhyrje në sovranitetin e shtetit të Serbisë, që është anëtare e plotë e Interpolit”, ka shkruar Stefanoviç.

Ai ka shtuar se Serbia i ka bërë të qartë edhe më parë të gjitha faktet ligjore dhe aspektet e sigurisë të shqyrtimit eventual të pranimit të Kosovës në Interpol.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.