Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

“Benzin” plot me emigrantë, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër, u kishte marrë 200 euro pë t’i çuar në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar emigrant të paligjshëm.

Policia njofton se në prang aka rënë shtetasi A. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë.

40-vjeçari  u kap në vendin e quajtur “Ura e lumit” duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke ndihmuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohet një automjet dhe një aparat celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A. Gj. u kap në vendin e quajtur “Ura e lumit” duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img