Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Benzi’ përplas motoçikletën, plagoset drejtuesi (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur ne hyrje të qytetit të Sarandës.

Nga të dhënat paraperake mësohet se automjeti tip ‘Mercedes-Benz’ me targë AA938SR me drejtues Edjon Brinja nga fshati Metoq është përplasur me motoçikletën.

Si pasojë ë aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës Jorgo Ilia.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.