Një 12 vjeçar është përplasur nga një automjet pasditen e sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”, Fier, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. V, ka përplasur të miturin i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia ka shoqëruar shoferin i cili shkaktoi aksidentin.
“Rreth orës 18:10, në lagjen “1 Maji”, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. V., ka përplasur një shtetas të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”-njofton Policia.