Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Bënte manovra me makinën, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, tentoi të korruptonte policinë me 45 mijë lekë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8fa4a6a5c9c10bc4c7dbfc07e6aa5ab0

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është konstatuar duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë.

Në pranga ka rënë shtetasi N. A., 34 vjeç, pasi nga verifikimi me aparatin drager, ky drejtues mjeti rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.89 mg/l testi i parë dhe 0.75 mg/l testi i dytë.

Gjatë kontrollit policor, ky shtetas i ka ofruar agjentit verifikues disa kartëmonedha me prerje 1000 lekë dhe 500 lekë (me vlerë totale 4500 lekë), me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Njoftimi i policisë:

Në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe kontrollit të akseve rrugore të evidentuara me risk të lartë për ngjarje, nga efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës, në rrugën “Teodor Keko”, është ndaluar automjeti me drejtues shtetasin N. A., 34 vjeç, pasi është konstatuar duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë. Nga verifikimi me aparatin drager, ky drejtues mjeti rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.89 mg/l testi i parë dhe 0.75 mg/l testi i dytë.

Gjatë kontrollit policor, ky shtetas i ka ofruar agjentit verifikues disa kartëmonedha me prerje 1000 lekë dhe 500 lekë (me vlerë totale 4500 lekë), me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Në këto kushte, nga efektivët e Policisë Rrugore u be arrestimi i drejtuesit të mjetit, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.

Gjithashtu, në sajë të kontrolleve të tjera parandaluese, gjate 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe 4 drejtues të tjerë mjetesh, 3 prej tyre në gjendje të dehur dhe 1 i papajisur me leje drejtimi.

 

Më shumë

spot_img
spot_img