Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bënte kërdinë duke vjedhur nëpër autobusët e Tiranës, arrestohet "skifteri" 41-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Bënte kërdinë duke vjedhur nëpër autobusët e

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u vidhte portofola dhe celularë qytetarëve.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se shtetasi me ininciale A.P, banues në Tiranë, iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe portofolat, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve.

Blutë e Tiranës kanë dokumentuar 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky shtetas, gjatë ditëve të fundit.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 3, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.      

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Vidhte portofola dhe celularë, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.     

Dokumentohen 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky shtetas, gjatë ditëve të fundit.     

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së portofolave dhe celularëve të tyre, në disa stacione autobusi, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Stacioni”.    

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.   

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe portofolat, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese