Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Bënte jetë si gangstere”, media fqinje jehonë arrestimit të Erisa Feros: Kështu është kur gjyshi të rrit me raki dhe kallashnikov

Shkruar nga Newsbomb
“Bënte jetë si gangstere”, media fqinje jehonë
Arrestimi i punonjëses së AKSH-it, Eris Fero, pasi u kap ditën e sotme me 58 kg drogë, ka marrë vëmendjen edhe të mediave fqinje. Media e njohur greke, Protothema, i ka dedikuar arrestimit të Feros një artikull të gjatë, ku ka treguar jetën e 28-vjeçares. Teksa citon mediat shqiptare, Protothema thotë se droga vinte nga Shkodra dhe dyshohet se janë të përfshirë edhe persona të tjera nga Fushë Kruja dhe Korça. “Ndërhyrja e policisë ka ndodhur në zonën e Qafë-Thanës, pranë një lokali ku Erisa Fero drejtonte mjetin që transportonte drogën. Në të njëjtën makinë ishte Likë Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe 17-vjeçari me inicialet M.K. Njëkohësisht janë në kërkim të dy personave, një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, banues në fshatin Piskupat”, shkruan media greke. Gjithashtu në artikull thuhet se 28-vjeçarja në Instagram tregonte jetën e saj preg gagëstere dhe luksoze, madje madje kanë publikaur dhe videon ku e reja shihet teksa gjuante me armë. “Kështu është kur gjyshi të rrit me raki dhe kallashnikov”, shkruan Protothema, teksa citon fjalët e Feros.  Më tej në artikull janë nxjerrë në pah edhe fotot e Feros ku shfaqet teksa tymos puro.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Erisa Fero (@erisa_fero)

       

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu