Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Bënte gara me “Benz” në mes të Tiranës dhe i postonte në rrjetet sociale, arrestohet dhe gjobitet i riu në kryeqytet

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka arrestuar dhe gjobitur me masë administrative 40 mijë lekë të rinj drejtuesin e një mjeti tip “Benz”, i cili kryente gara me një mjet tjetër në bulevardin “Zogu i parë” në kryeqytet, duke  rrezikuar jetën e qytetarëve.

I riu i xhironte garat që bënte dhe më pas i publikonte ato në rrjete sociale. Ndërkohë vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër që bënte gara shpejtësie bashkë me drejtuesin e automjetit tip “Benz”.


Njoftimi i plotë i Policisë:

Bënte gara shpejtësie dhe i filmonte e i pasqyronte ato në rrjete sociale, kapet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore e Tiranës me masë administrative 40.000 lekë të rinj.

 Vijon puna për kapjen edhe të drejtuesit një automjeti tjetër që bënte gara shpejtësie me të.

Policia Rrugore e Tiranës, krahas kontrolleve intensive të kryera për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe evidentimin e ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ka nisur një punë verifikuese për videot e publikuara në rrjetet sociale që tregojnë qartazi shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

 Në kuadër të verifikimeve, është bllokuar automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. SH., i cili, në bulevardin “Zogu i parë”, ka kryer bashkë me drejtuesin e një automjeti tjetër, gara shpejtësie dhe i ka pasqyruar ato në rrjete sociale.

 Policia Rrugore e ka ndëshkuar drejtuesin e automjetit tip “Benz” me masë administrative 40.000 lekë të rinj, si dhe vijon puna për kapjen edhe të drejtuesit të automjetit tjetër që bënte gara shpejtësie bashkë me drejtuesin e automjetit tip “Benz”.

 Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos kryejnë gara shpejtësie, të vendosin rripin e sigurimit , të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.


Më shumë