Shkarkohet nga detyra shefi i policisë së burgut të Peqinit, Besnik Kaptelli.
Mësohet se kryekomisari është shkarkuar nga detyra tre ditë më parë, ndërsa në postin e tij është emëruar Faik Basha.
Dyshohet se arsyeja e shkarkimit ishte se i bënte favore të burgosurve kundrejt shpërblimeve.
Basha ka mbajtur disa detyra të larta në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe së fundmi mbante detyrën e Specialistit të Policisë në Sektorin e burgim dhe atë të paraburgimit.
Basha zotëron gradën Kryekomisar, pasi ka mbaruar Universitetin Ushtarak ‘Skënderbej’ në vitin 2008.