Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Benoit Hamon, i majti që kërkon Presidencën franceze, mbështetës i eutanazisë dhe legalizimit të hashashit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Benoit Hamon është kandidati i Partisë Socialiste që do të kërkojë të zëvendësojë në krye të Elizesë presidentin Francois Hollande. Hamon fitoi në raundin e dytë të garës brenda partisë përballë Manuel Vllas, duke siguruar kandidimin për zgjedhjet presidenciale.

Benoit Hamon, 49 vjeç, ka qenë anëtar i Parlamentit Europian, Ministër i Ekonomisë Sociale dhe Ministër për Arsimin Kombëtar.

Duke qenë se i përket të njëjtës parti si presidenti Hollande, i cili ka mbështetjen më të ulët në histori, Hamon konsiderohet jo favorit përballë kandidatëve Francois Fillon i së djathtës, radikales Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron.

Megjithatë, disa qëndrime të 49 vjeçarit për shpërndarjen e të ardhurave bazike për të gjithë qytetarët, shkurtimin e punës në 35 orë dhe investimet në energjinë e rinovueshme do ta mbajnë atë të fuqishëm në garën presidenciale.

Hamon kërkon gjithashtu pranimin e etuanazisë dhe legalizimin e kanabisit, dy çështje që do shkaktojnë shumë debate.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img