Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bënin skulptura me sapun, nisin hetimet për helmimin e 11 nxënësve

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Bulqizës jep informacion lidhur me helmimin e 11 nxënësve në një shkollë 9-vjeçare të Bulqizës.

 

Nxënësit shfaqën probleme shëndetësore pasi në orën e vizatimit kanë përdorur sapun për të bërë disa forma. Era e rëndë e detergjentit i shkaktoi nxënësve dhimbje barku dhe të vjella.

Policia thotë se të gjithë nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën dhe se për zbardhjen e ngjarjes tashmë kanë nisur hetimet.

“Bulqizë, informacion paraprak

Me datë 20.03.2019, nxënësit e klasës së gjashtë,  të një shkolle 9-vjeçare,  në qytetin e Bulqizës, kanë qenë duke zhvilluar  orën mësimore të vizatimit (ku dyshohet se kanë përdorur detergjent që shërben për larje),  dhe gjatë kësaj ore një pjesë e nxënësve janë ndjerë keq nga ana shëndetësore, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës,  janë larguar nga spitali dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes”, njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.