Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Bënin si të fortë me drogë në ‘Benz’, arrestohen 2 të rinj në Astir, njëri goditi efektivin e policisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e6ef9adc01443383b92a356a51393fcc

Policia ka vënë në pranga 2 të rinj në Unazë të Re, në Tiranë, pasi janë kapur me drogë në makinë.

Në pranga ka rënë T.Y., 27 vjeç dhe një tjetër me iniciale S.M, pasi ky i fundit ka goditur efektivin e policisë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”,“Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës” i shtetasit T.Y., 27 vjeç.

Po ashtu u referuan materialet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” për shtetasin S.M., pasi në Unazë të Re, tek sheshi “Univers”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S.M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Gjatë shoqerimit për në Komisariat shtetasi T.Y., ka kundërshtuar, kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img