Policia italiane ka goditur një grup që akuzohen për një sërë vjedhjesh.
Mediat italaine bëjnë me dije se në pranga kanë rënë reperët Baby Gang, Zaccaria Mouhib, Neima Ezza, ose Amine Ez Zaaraoui, Samy Dhahri, 19-vjeçari i njohur si Samy Free dhe një 31-vjeçar shqiptar, të gjithë të akuzuar për një sërë grabitjesh në kryeqytetin Lombard.
Në hetimin e mbyllur në prill, të kryer nga Karabinierët e Pioltello-s dhe nga agjentët e Zyrës së Parandalimit të Përgjithshëm të Komisariatit të Policisë Milaneze dhe të koordinuar nga prokurori Leonardo Lesti, katër episode u diskutuan për arsye të ndryshme: tre raste ndodhën në një zonë qendrore, ku zhvillohet jeta e natës.