Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.6kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Bënin “namin” me vjedhje, goditet organizata kriminale në Athinë, arrestohen 30 persona, mes tyre 20 shqiptarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia greke ka goditur një grup kriminal që akuzohen për një sërë vjedhjesh më së shumta të bëra në transportin public.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë 30 persona, mes tyre 20 shqiptarë, 8 pakistanezë, 1 rumun dhe një person nga Bangladeshi.

Arrestimet u kryen gjatë një operacioni të posaçëm të nëndrejtorisë së Sigurimit të Athinës, me asistencën e punonjësve të policisë së nëndrejtorive të Prokurorisë së Drogës, Prokurorisë së Krimeve të Jetës dhe Pronës, si dhe të OPKE. Ndaj të arrestuarve është ngritur akuza për organizata kriminale, vjedhje, si dhe për shkelje të ligjit për pastrimin e parave.

Policia greke njofton se të akuzuarit që nga fillimi i tetorit 2021, kishin krijuar një organizatë kriminale dhe vidhnin çdo ditë në transportin publik (autobusët e qytetit, metro, KTEL, të stacionit Kifissos dhe në trenat e stacionit hekurudhor të Larisës) pasagjerët.

Nga hetimet e deritanishme policore janë 81 vjedhje ndaj pasagjerëve, me përfitim financiar që ka kaluar sipas Policisë greke shumën e 50 mijë eurove.

Nga kontrollet e kryera në 20 shtëpi të anëtarëve të organizatës kriminale, si dhe në 2 dyqane të hajdutëve, ndër të tjera u gjetën dhe u sekuestruan: 10 laptopë, 83 celularë, 11 ora, 5 kuleta, 3 çanta, një numër, byzylykë femrash, 3070 euro, 5 makina private, 2 motoçikleta, një sërë aksesorësh për celularë, tableta dhe laptopë, 308 pako lidhje telefonike, një sasi e vogël kanabis të papërpunuar, si dhe një sërë dokumentesh, shënime të shkruara me dorë, karta për transportin publik dhe transfertat e parave të gatshme.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img