Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bënin namin me vjedhje bagëtish, arrestohen në Kamëz 3 persona, në kërkim një tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia e Kamzës ka arrestuar tre shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vjedhje në bashkëpunim të bagëtive të trasha.

Shërbimet e Policisë Kamëz arrestuan shtetasit: - A. M., 25 vjeç, banues në Kamëz - B. Z., 33 vjeç, banues në Velipojë - G. D., 27 vjeç, banues në Mamurras si dhe u shpall në kërkim shtetasi: - R. M., 30 vjeç, banues në Kamëz .

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 13 mars 2019, në Zall-Herr i kanë vjedhur dy bagëti të trasha shtetasit A. N. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në harkun kohor janar 2018-mars 2019 kanë kryer një sërë vjedhjesh ku kanë vjedhur 18 bagëti të trasha. Në momentin e arrestimit Policia iu ka gjetur dy bagëti të trasha të cilat këta shtetas i kishin vjedhur.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre automjete. Vijon puna në bashkëpunim me Policitë e qarqeve të tjera për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

54798565_1495608627241261_7764172703518425088_n.jpg

54278187_584013175413314_894885487280390144_n.jpg

54521987_633717407067974_1863866126853734400_n.jpg

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll