Tirana
moderate rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Bënin “kërdinë” në Tiranë, arrestohen hajdutët e baterive të makinave, një tjetër shpallet në kërkim

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se vidhnin bateritë e automjeteve.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Bateristi” kanë rënë në pranga shtetasit, A. M., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç dhe është shpallur në kërkim një 21-vjeçar me ininciale, E.Rr.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lart-përmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve të ndodhura më pare.

Njoftimi i plotë i Policisë Tiranë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bateristi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Vidhnin bateritë e automjeteve, ndalohen 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Zbardhen dhe dokumentohen 6 vjedhje të baterive të automjeteve, të ndodhura gjatë muajve janar, maj dhe shtator.

Sekuestrohen 23 bateri makinash dhe automjetet që përdornin autorët për të realizuar vjedhjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bateristi”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetasve: A. M., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Rr., 21 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 08.01.2021 kanë vjedhur 4 bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit B. A;

Më datë 21.05.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit karrotrec në pronësi të shtetasit D. A;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit A. O;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Q. Ll;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Sh. D;

Më datë 02.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit M. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 23 bateri makinash, si dhe automjetet e përdorura nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “Ford” në posedim të shtetasit E. A dhe automjeti tip “Smart” në posedim të shtetasit A. M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të m

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img