Janë arrestuar nga policia greke 27 shqiptarë me akuzën për grabitje.
Në bandën e tyre bënin pjesë dhe një shtetas bullgar, një gjeorgjian, një grek dhe një nga Bangladeshi por drejtues ishin shqiptarët që u arrestuan.
Shqiptarët identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur,së bashku me bandën e tyre janë autorë të grabitjeve të shumta në metro dhe në aeroporte. Janë shpallur në kërkim dhe 18 persona të tjerë, kryesisht me kombësi shqiptare.
Sendet e vjedhura dërgoheshin më pas me autobuz në Shqipëri dhe bëhet e ditur se banda arrinte deri në 15 grabitje në ditë, në vlerë mbi 3500 euro.
Vijojnë hetimet nga policia greke për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.