Hapësire reklamuese

Rajoni

Bëni kujdes! Regjistrohen raste të tjera të variantit Delta në Maqedoninë fqinje

Shkruar nga Newsbomb
Bëni kujdes! Regjistrohen raste të tjera të variantit Delta

Tre raste të reja me variantin Delta të Covid-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Njëri nga rastet pozitive është 43 vjeçari nga Velesi i cili është i hospitalizuar në repartin infektiv të Spitalit të Velesit para shtatë ditësh dhe është në gjendje stabile. Dy rastet e tjera janë konfirmuar në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup.

Bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë, të cilët nuk kanë udhëtuar jashtë vendit, raporton Alsat. Edhe katër raste të tjera dyshohen se janë të prekur me llojin “Delta”.

Autoritetet shëndetësore fqinje thanë se rezultatet e tyre pritet të dalin deri në fund të ditës duke shtuar se asnjëri nga rastet nuk është i vaksinuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu