Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Bëni “kërdinë” duke vjedhur makina në Lushnjë, arrestohen dy të rinjtë (EMRAT-VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Lushnjë pasi akuzohen për vjedhje.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Andi Orucai ., 19 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe  Mariglen Kondi 25 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpie” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 

Uniformat blu inforojnë se në orët e para të mëngjesit, pas njoftimit të marrë se në fshatin Eskaj, Lushnjë, i kishin vjedhur automjetin tip kamionçinë “Ford Tranzit” që e kishte lënë të parkuar, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e automjetit. 

Policia ka mundër të indetifikojë dhe të arrestojë autorët e dysguar të grabitjes.

Personaty e lartpërmendur janë dhe autorë të dyshuar edhe të vjedhjes të 3 kamionçinave, konkretisht në datën 24.02.2021 në fshatin Hysgjokaj, në datën 26.03.2021 në fshatin Gjuzaj dhe në datë 08.05.2021, në fshatin Konjat.   

Njoftimi i plotë:

I vodhën automjetin një shtetasi, falë reagimit në kohë të Policisë arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve ishte me “Arrest në shtëpi”.

Sekuestrohen automjeti i vjedhur dhe një automjet tjetër që përdorën autorët për kryerjen e vjedhjes. 

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia zbardhi dhe 3 raste të tjera të vjedhjes të automjeteve të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.      

Në orët e para të mëngjesit, pas njoftimit të marrë nga shtetasi N. K., se në fshatin Eskaj, Lushnjë, i kishin vjedhur automjetin tip kamionçinë “Ford Tranzit” që e kishte lënë të parkuar, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e automjetit. 

Falë punës së mirorganizuar, shërbimet e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë bërë të mundur që brenda një kohë të shkurtër të identifikojnë dhe të arrestojnë në flagrancë dy autorët e dyshuar, si dhe të bllokojnë automjetin e vjedhur dhe një automjet tjetër që përdorën autorët për kryerjen e kësaj vjedhjeje.  

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: 

A. O., 19 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; 

M. K., 25 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpie” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 

Shtetasit e lartpërmendur janë dhe autorë të dyshuar edhe të vjedhjes të 3 kamionçinave, konkretisht në datën 24.02.2021 në fshatin Hysgjokaj, në datën 26.03.2021 në fshatin Gjuzaj dhe në datë 08.05.2021, në fshatin Konjat.   

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Fierit, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Më shumë

spot_img
spot_img