Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

‘Bëni dërr dërr’, Murrizi i kthehet ASHPËR Felajt në Komision, risjell në vëmendje ‘Gërdecin’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5fcc7555f253b74c6db74997690aa8ba

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Sigurisë me atë të Financave ku kanë pasur diskutime të ashpra me njëri tjetrin.

Gjatë mbledhjes ka reaguar ashpër deputeti Mylsym Murrizi, i cili kritikoi kryetaren e Komisionit, Ermonela Felaj, se nuk i jepte fjalën.

Ata kanë folur për trajtimin e veçantë të punonjësve të industrisë ushtarake, siç janë uzina e Policanit, e Mjekësit apo e Kuçovës, ku një grup punonjësish që nuk kanë përfituar nga një ligj i vitit 2004 si pasojë e largimit nga puna herë pas here.

Pasi foli Petro Koçi, Murrizi u shpreh se një sërë punonjësish që i kanë shërbyer vendit nuk kanë marrë kontributin e duhur dhe ka kritikuar qeverinë se është kujtuar shumë vonë për një projekt të tillë.

Më tej ai ka përmendur edhe Gërdecin dhe ka akuzuar deputetët që nuk po sjellin një ligj të saktë në Komision.

“Jemi më shumë deputetë se njerëz që përfitojnë e po bëni sikur keni vrarë ariun. Shqipëria ka 667 mijë pensionistë, keni 7 vjet e gjysmë në pushtet që i keni ngritur 230 lekë. Na dërdëllisni për 140 veta, kushedi çfarë po bëni.

Nëse nuk do të dëgjoja fjalën e zotit Koci që tha e kemi detyrim politik, nuk do të ndërhyja sepse çdo lloj ligji kalon në parlament për të ndihmuar qoftë edhe 4 veta. Por nëse e ka Koçi detyrim politik, nuk e kam unë. Nëse na flet për ata pas ’90, do e pyesja a bëjnë pjesë ata që kanë punuar në Gërdec tek këto 140 vetat? Po këta që janë pjesë e NATO-s në demontimin e armëve?

Kam propozuar ligjin për pensionet e pilotëve, e keni rrëzuar ju babaxhanët e mëdhenj. Kanë thënë që nuk mund të fluturojnë pilotët 65 vjeç, por e rrëzuar se e propozoi Murrizi që nuk është i juaji? Për 7 vite e 8 muaj qeverisje keni përzënë nga Shqipëria 400 mijë shqiptarë. Se sa i keni dashur ju shtresat në nevojë, këtu kemi qenë, 1 lekë për gjel deti për Vit të Ri nuk ia keni dhënë. 15 mijë policë i keni lënë 7 vjet me një xhup, mos na shisni mend 4 muaj para zgjedhjeve.

Na sillni copa ligjesh kur bëhet fjalë për 140 persona që përfitojnë, sikur keni bërë heroizma. Përse nuk bëni një ligj të plotë që të përfitojnë shumë qytetarë dhe ua votoj me qejf, çdo ligj që heq detyrimet apo rrit pensionet është pozitiv. Por ju i bëni për hipokrizi, ku ishit këto 7 vjet e gjysmë, përse nuk e propozuat atë kur ishit në qeveri para 2005-s ose pas 2005 kur ishit në opozitë? Përse nuk keni futur tek përfituesit e këtij drafti edhe punonjësit e punishtes së Gërdecit, apo se bashkëpunuat me ustallarët e asaj pune. Kjo nuk është normale dhe serioze”,- tha Murrizi.

Pjesë nga debati:

Murrizi: Zonja Kryetare, nuk sheh apo si të duket? Duke mbajtur dorën 3 orë lart. Ja ke dhënë 300 herë kolegëve të tjerë e duke të ngritur dorën.

Felaj: Zoti Murrizi, të lutem…

Murrizi: Mos u lut hiç, zbato rregulloren.

Felaj: Të lutem tani se nuk ka kuptim.

Murrizi: Mos mu lut fare, ndiq radhën e atyre që ngrejnë dorën. Bëni paçavure, dërr dërr dërr aty.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img