Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Benet Beci thirrje qytetarëve pak ditë para zgjedhjeve: Më duhet mbështetja, sepse ky është katër vjeçari për Shkodrën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, Benet Beci ka publikuar një video me rrëfime të qytetarëve lidhur me investimet që janë bërë nga projektet që ai ka drejtuar.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan ai shkruan se përvoja e tij është mbështetur te njerëzit, tek ajo që ata dinë, duan e kanë nevojë.

Ndër të tjera ai shkruan se i duhet vota që ky katër vjeçar të jetë për qytetin e Shkodrës dhe ndryshimin e saj.

“Unë jam Benet Beci, menaxher e drejtues i projekteve të zhvillimit në vend prej shumë vitesh.

E gjithë përvoja ime është mbështetur te njerëzit, tek ajo që ata dinë, duan e kanë nevojë. Të njëjtin parim po ndjek edhe në këtë rrugë të re të përfshirjes sime në politikë.

Prandaj fushata që ndërtuam me skuadrën time, jo vetëm në terren, por edhe mediatikisht, ka në qendër njerëzit në qarkun e Shkodrës. Dua t’ju falenderoj të gjithëve, që vullnetarisht u bëtë protagonistë të saj.

Disa prej jush gjatë këtyre viteve të ndërhyrjeve në qarkun Shkodër, kanë qenë nxitës, mbështetës, indiferentë, dyshues apo edhe kundërshtarë, por që sot janë dëshmitarë sesi zhvillohet zona ku jetojnë, kur bashkëpunimi bëhet motori i zhvillimit dhe puna është kryefjala.

Disa të tjerë po presin me shpresën që t’i shohin të realizuara punët që kemi nisur e që do të vijojmë në këtë qark.

Të gjithëve na bashkon dashuria për Shkodrën dhe nevoja e ngutshme që ajo të zhvillohet ekonomikisht dhe jeta e çdo banori të saj të përmirësohet.

Më duhet mbështetja juaj që ne ta bëjmë shpejt këtë gjë, sepse ky është katër vjeçari për Shkodrën!

Çdo votë e secilit prej jush, është përgjegjësia ime” shkruan Beci në postimin e tij.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img