Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Benet Beci pasqyron punën e arkitektit spanjoll në pasurimin kulturor të Shkodrës: Marubin, Shirokun dhe konceptin e bregut të liqenit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i Partisë Socialiste Shkodër, Benet Beci, ka prezantuar me anë të një videoje në Facebook punën e shkëlqyer të arkitektit spanjoll Jesus Hernandez në projekte të ndryshme të Shkodrës.

Ndër to Beci evidenton Marubin, Shirokën dhe të gjithë konceptin e bregut të liqenit si dhe së fundmi për një koncept të ri zhvillimor për liqenet e Vaut të Dejës e të Komanit.

Postimi i plotë:

Jesus Hernandez është arkitekt spanjoll që ka një studio arkitekture në Rotterdam, Hollandë. Ai ka bërë projekte në të gjithë botën, dhe ka rreth 7 vite që në mënyrë të vazhduar ka bërë disa projekte edhe në Shqipëri. Jesus e njoha në Prill 2014 kur organizuam konkursin ndërkombëtar për muzeun Marubi; tani është një mik i mire i imi, i Shqipërisë dhe I Shkodrës. Në qarkun Shkodër ai ka punuar për Marubin, Shirokën dhe të gjithë konceptin e bregut të liqenit si dhe së fundmi për një koncept të ri zhvillimor për liqenet e Vaut të Dejës e të Komanit. Marubi ishte një projekt kompleks ku brenda një godine relativisht të vogël duhej të ishte një shtëpi e sigurtë për arkivin e fotove, një vend komod pune për stafin dhe një muze i standardeve Europiane që të paraqiste vlerat më të mira të historisë së fotografisë shqiptare. Sot muzeu është nje qendër e kulturës në Shkodër, një model për muze të tjerë në Shqipëri dhe një ndër vendet më të vizituar në qytet. Ishte një sfidë e bukur së cilës ia dolëm, siç do ia dalim për sfidën e madhe Shkodrën.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img