Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Benet Beci, një teknicien me përvojë menaxheriale që e duan të gjithë në skuadër…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

db542c9efb0f5f7df79c792593d971c1

Me shumë mundësi nuk e ka patur të lehtë. Të jesh djali i një personazhi të mirënjohur, në një vend të vogël si Shqipëria, nuk është aspak e lehtë.

Rreziku më i madh është të rritesh, formohesh e maturohesh nën hijen e një babai të mirënjohur si Bahri Beci. Pas kësaj, duhet të ketë qenë e vështirë “të mbash mbi supe” edhe mbiemrin.

Ai “Beci” në Shkodër, nuk është i njohur vetëm nga akademiku Bahri. Fisi i madh ka nxjerrë vertetë mjaft emra e ne do të veçonim doktorin Astrit Beci. Përveç aftësive të njohura në profesionin e mjekut, Astriti ka treguar profesionalizëm dhe moral qytetar edhe në administrimin e publikes, që nga Shkodra në Tiranë. Për shkak të pozicioneve të rëndësishme publike, duket se sot Beneti i ka “eklipsuar” të gjithë “Becët”, edhe babain, edhe kushëririn. Prej vitesh tashmë, është në fokusin e mediat, opinionit publik e natyrisht, politikës. Sot 56 vjeçar, në kulmin e aftësive profesionale, Benet Beci ka krijuar prolin e një teknicieni.

 Ai ka një veçori, e cila konstatohet lehtë, edhe me një “kërkim” në botën e internetit. Kritikohet, po të doni edhe sulmohet, nga opozitat e këtij vendi, të paktën nga 2006 e këtej. Por kur opozita bëhet pozitë duke ardhur në pushtet, e zgjedh si administrator të publikes. Në 35 vitet e tij të punës, Benet Beci ka mbuluar mjaft pozicione. Sigurisht, më të rëndësishmet janë admininistrimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit si drejtor ekzekutiv dhe KESH si administrator ligjor.

 Kjo ka sjellë vendosjen, kuptohet pa dëshirën e tij, në syrin e “ciklonit” politik në vend. Prej diçka më shumë se dy viteve, Beci është emëruar në krye të KESH sh.a. Gradualisht, gjigandi shtetëror i energjitikës, ka nisur të zbulojë atë që shkurt quhet “përgjegjësia sociale e korporatës”. Një sërë investivesh e projektesh kanë nisur të shpalosen e të realizohen. Ato janë të prezantuara e të njohura gjërësisht tashmë nga komunitet.

Sot, Benet Beci është rikthyer në Shkodrën e rrënjëve të tij për ta përfaqësuar. Nuk e ka kërkuar por me shumë gjasa, ia kanë kërkuar të bëhet pjesë e një ekipi politik. Besojmë jo aq shumë për bindjet politike individuale se sa për aftësitë e treguara në administrim si teknicien. Një kapitull i ri i përfaqësimit të qytetit të të parëve në parlament. Edhe për ti shtuar vlera të reja mbiemrit “të rëndë” që mban mbi supe.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img