Hapësire reklamuese

Politikë

Benet Beci, një kandidat “jashtë standardit” në zgjedhjet e 25 prillit…

Shkruar nga Newsbomb
Benet Beci, një kandidat “jashtë standardit” në

Kanë kaluar më shumë se dy javë kur fushata elektorale startoi zyrtarisht. Në fakt, kishte nisur shumë më përpara, edhe pa u publikuar listat zyrtare të kandidatëve për deputetë. Tani kur kanë nisur takimet, publikimet në rrjete sociale, kronikat e lajmeve dhe emisionet në mediat tradicionale, është kuptuar mjaftueshëm qasja e kandidatëve të veçantë përballë qytetarëve e kësaj sfide të radhës për pushtetin.

Fenomeni që bie në sy, me hapjen e listave, është gara brenda “llojit”, që jo në pak raste, shihet edhe si më e rëndësishme se ajo me rivalin për pushtet nga krahu tjetër. Po ashtu, edhe pse nuk mund të flitet shqeto për “përbaltje” të kundërshtarit, nuk mungojnë “stërpiklat” në mes kandidatëve në këtë fushatë. Natyrisht në nivelin politik dhe deri diku, në këtë realitetin tonë të 30 viteve, të mirëkuptueshme. Ndoshta sepse kjo qasje “ngjit” më shumë edhe tek zgjedhësit.

Një nga kandidatët që ka vendosur, deri tani të paktën, të ketë një qasje ndryshe nga “stili” gati standard 30 vjeçar i fushatave në këtë vend, është edhe Benet Beci. Kryeministri socialist e konsideroi publikisht si “i djathtë” që kandidon me socialistët e mbase pikërisht kjo është arsyeja që Beci ka vendosur “të luftojë” në këtë fushatë jo thjesht me terma të tipit “ne jemi të mirët, ju jeni të këqinjtë”.

Ndërsa ka kaluar më shumë se dy javë fushatë zyrtare, ai është përpjekur që në çdo takim, pavarësisht nëse kishte përballë të rinj, të moshuar, intelektualë, fermerë, të artikulojë ide dhe të metarializojë projekte. Me shumë mundësi, e ka ndihmuar edhe “statura” e një teknicieni, i cili fjalën e përdor gjithmonë në funksion të idesë e projektit, pa u ndalur tek individi apo individët, qofshin ata edhe rivalë politikë.

Askush nuk mund të thotë sot me siguri se kush do të jetë fituesi i 25 Prillit, askush nuk mund të tregojë emrat e deputetëve të rinj të Kuvendit, edhe pse vendet e para në listat respektive, kanë më shumë shanse. Por me siguri do të mbahen mend premtimet, ato që u proklamuan në takime me zgjedhësit. E mes këtyre premtimeve, sipas gjasave do të kujtohen idetë, projektet, duke shpresuar që të materializohen. E natyrisht, ndërsa për partitë, për kandidatët sot, është e rëndësishme fitorja me 25 prill, për Shkodrën e shkodranët kanë vlerë që idete e projektet të konkretizohen, të kthehen në të mira publike për të gjithë, pavarësisht se kush i propozoi i pari, një i majtë, një i djathtë apo i qendrës.

Një nga sherbimet e kësaj fushate, është pikërisht ky: proklamimi i projekteve të thjeshta, të realizueshme dhe me impakt në kategori sociale të shumta në Shkodër. Për të gjitha këto, sot Benet beci mund të konsiderohet si një kandidat “jashtë standardit”, një kandidat që ka vendosur të përballet me rivalët politikë përmes shpalosjes së ideve dhe projekteve, larg “stërpiklave” që mbase me afrimin e 25 Prillit, mund të kthehen edhe në “baltosje” të kundërshtarit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll