Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Benet Beci “mbreti” i rrjeteve sociale, kryeson listën e kryebashkiakëve

Shkruar nga Newsbomb
Benet Beci “mbreti” i rrjeteve sociale, kryeson listën e

Analisti dhe eksperti i medieve sociale, Blerim Gjeladini ka publikuar të dhënat ku tregon se kush nga kryebashkiakët e vendit është më i ndjekur në rrjetet sociale.

Statistikat tregojnë se kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci kryeson listën si më i angazhuari në mediat sociale dhe më i ndjekuri. Vendin e dytë e mban kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ndjekur nga ai i Fierit Armando Subashi.

E teksa publikon këto të dhëna, Gjeladini shkruan se Veliaj ka humbur popullaritetin pas arrestimeve të fundit në Bashkinë e Tiranës, duke e lënë atë të reflektojë mbi sfidat e reja për të ruajtur ndikimin e tij.

Postimi i plotë për Blerim Gjeladinin:

Trendet e Medias Sociale!

Në krye të listës tani është Z. Benet Beci, Kryetari i Bashkisë Shkodër, i cili jo vetëm që ka arritur të marrë vendin e parë në angazhimin e medias sociale por gjithashtu ka shënuar një moment të veçantë në kongresin e PS-së. Një shkëmbim batutash me Erion Veliaj ku ai e ngacmoi me batutën "kur je shkodran tana i bane" tani merr një peshë të re, pasi "Beneti" po tregon se edhe në fushën e medias sociale "po i bën tana" më mirë se "Lali Eri".

Në Qendër të Diskutimit

Erion Veliaj sheh një rënie të ndjeshme pas arrestimeve të fundit në Bashkinë e Tiranës, duke e lënë atë të reflektojë mbi sfidat e reja për të ruajtur ndikimin e tij.

Gledian Llatja dhe Sotiraq Filo po ashtu me rritje të konsiderueshme në reagime.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese