Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bënë për spital 30-vjeçarin, shpallen në kërkim 4 persona

Shkruar nga Newsbomb
Bënë për spital 30-vjeçarin, shpallen në kërkim

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim katër persona të cilët kanë goditur me mjete forta një 30-vjeçar dhe ky i fundit për pasojë ka përfunduar në spital.

Uniformat blu bëjnë me dije se sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa katër autorët janë identifikuar dhe po punojnë për kapjen e tyre. Aktualisht 30-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

"Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes," njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese