Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Bënë për spital 26 vjeçarin, arrestohen tre vëllezërit në Pogradec

Lajme të ngjashëm

Tre vëlezër janë arrestuar nga Policia në Pogradec, pasi akuzohen se në bashkëpunim, kanë qëlluar me thikë shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në Pogradec.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: R. O., 28 vjeç, R. O., 30 vjeç dhe Xh. O., 23 vjeç, banues në Pogradec, të cilët tashmë akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit R. O., 28 vjeç, R. O., 30 vjeç dhe Xh. O., 23 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta tre shtetas, mbrëmjen e djeshme, në një lokal, në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet së kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Më shumë