Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bënë pazare për votat e 14 majit, GJKKO dënon me nga 8 muaj Agalliun dhe Durajn

Shkruar nga Newsbomb
Bënë pazare për votat e 14 majit, GJKKO dënon me nga 8 muaj

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg Kristo Agalliun dhe Agron Durajn, të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Bëhet me dije se GJKKO ka dënuar me nga 8 muaj burg Kristo Agalliun e Agron Durajn. SPAK më herët ka provuar se Kristo Agalliu i ka ofruar ryshfet Durajt për zgjedhjet e qeverisë vendore në datën 14 maj.

Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se, në datën 09 Maj 2023, i pandehuri Kristo Agalliu i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023”.

  1. Kristo Agalliu, akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
  2. Agron Duraj, akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese