Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Ben Qimja dhe kundërshtari i Aldo Bares, kush janë dy personazhet e botës së krimit në ‘lupën’ e OFL

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy personazhe të tjerë i janë shtuar listës së OFL. Bëhet fjalë për Arben Isufaj, i njohur edhe si Ben Qimja dhe Saimir Taullaun, që njihet si kundërshatri i Aldo Bares.

Arben Isufaj, i njohur me pseudonimin Ben Qimja, me banim në Fier, është vënë në shënjestrën e OFL.

Ai është nën hetim në shtetin italian për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim lëndësh narkotike

Atij i është kërkuar deklarimi i pasurisë brenda 48 orëve.

I akuzuar për trafikim lëndësh narkotike në Itali, Isufaj i duhet të justifikojë të ardhurat e tij.

Ben Qimja ka punësuar në kompaninë e tij kohët e fundit edhe të liruarin nga burgu, Endrit Doklen, ish pjesëtar i bandës së Durrësit.

Saimir Taullau, banues në Lushnjë,  është një tjetër personazh i botës së krimit, i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ai njihet edhe si kundërshtari i Aldo Bares, pasi banda e këtij të fundit i ka vrarë vëllanë.

OFL i ka lënë 48 orë kohë për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Atij i janë bërë edhe 2 atentate, por u ka mbijetuar.

Njoftimi i plotë: 7 shkurt, OFL

Në vijim të operacionit Forca e Ligjit dhe në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim;

– A. I., banues në Fier, i cili është nën hetim në Itali, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për ndjekje të mëtejshme.

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.

Gjatë kësaj periudhe janë dërguar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar materialet për shtetasit : A. H., L. H., G. F., G. M., A. D., M. B. dhe A. D.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Falemiderit!

Më shumë


spot_img









spot_img