Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ben Çami i dënuar me 10 vite burg në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge

Shkruar nga Newsbomb

Lutfi (Artan) Shabani, i njohur dhe si Ben Çami, i cili aktualisht është i arrestuar dhe  ndodhet në burgun 313 në Tiranë,  nën masën e  sigurisë “arrest me burg”,  për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”,  është i kërkuar edhe nga organet e Drejtësisë Italiane, pasi është i dënuar në Itali me 10 vjet burgim, për veprën penale “Organizatë Kriminale për Trafikun e Lëndëve Narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Pohimi zyrtar vjen nga drejtoria vendore e Policisë së Durrësit.

Sipas të njëjtit pohim, mësohet se specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, më datë 09. 03. 2016, në ambientet e burgut 313 Tiranë, i kanë komunikuar të ndaluarit Lutfi Shabani, urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Autoritetet  Gjyqësore Italiane, për veprën penale “Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikun e Lëndëve Narkotike“, parashikuar nga Kodi Penal Italian, pasi ky shtetas është i dënuar  me 10 vjet burgim.

Lutfi Shabani, është arrestuar  gjatë një operacioni të zhvilluar nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës pasi më datë 26. 02. 2016, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë Kufitare  në mjetin tip “MAN” kamion, me drejtues shtetasin Eldi Zahiri, 38 vjeç, banues në Durrës, (i arrestuar), u gjet dhe u  sekuestrua  rreth 574 kg  lëndë  narkotike e dyshuar  e llojit Cannabis Sativa.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas ishte bashkëpunëtor në këtë trafik së bashku  me drejtuesin e kamionit dhe një shtetas tjetër Janaq Koçeli  të arrestuar po gjatë këtij operacioni.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.