Deputeti socialist Ben Blushi ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili. Në kronikën e shfaqur për Blushin thuhej: “Një njeri që nuk ka zhvilluar asnjë sfidë”. Kaq ka mjatuar që deputeti t’i drejtohej menjëherë moderatores duke e vënë në vështirësi.
“Kush ta ka shkruar tekstin?!” e pyeti Blushi duke i kujtuar Vasilit se ka qenë pjesë e katër fushatave elektorale.
Në emision, deputeti Ben Blushi ka deklaruar gjithashtu se një kolege e tij brenda Partisë Socialiste është kërcënuar për arsye se mendon si ai.
“Një deputete e nderuar që mendon si unë, më tha se dikush e kishte thërritur dhe i ka thënë nëse mbështet Blushin publikisht do t’i largonin vajzën nga puna. Emrin e saj nuk do e them kurrë, por ky terror po ndodh”, u shpreh deputeti socialist.