Hapësire reklamuese

Politikë

Ben Blushi: “Kryeministrin” tim e pritën më mirë se Kryeministrin tuaj

Shkruar nga Newsbomb

Ben Blushi zgjodhi kulmin e debatit me kreun e qeverisë Edi Rama për të lajmëruar botimin e librit “Kryeministri”, romanit që ka shkaktuar polemika për subjektin dhe personazhin kryesor. Por shkrimtari politikan, në një prononcim për Ora News synon tu japë fund të gjitha aludimeve duke deklaruar se kryeministri i tij është fryt i fantazisë së tij.

Në radhë për “Kryeministrin” e Ben Blushit, që për momentin është një gjetje artistike e politikanit që sapo ka shpallur partinë e tij të re ndërsa dëshirën për të qenë vetë një ditë kryeministër e ka më të vjetër. Publiku i panairit të librit është shfaqur i interesuar për “Kryeministrin” fantazi. Një kryeministër që vritet ndërsa kishte inskenuar plagosjen e tij si aktin e fundit ekstrem për të mbajtur pushtetin në një vend ku lulëzon droga.

Romani hapi polemika dhe tërhoqi vëmendjen mbi të gjitha për subjektin. Blushi e zbuloi librin në kulmin e përplasjeve politike me kreun e qeverisë Edi Rama, por politikani shkrimtar thekson se “Kryeministri” i tij është vetëm fryt i fantazisë dhe mohon cdo përpjekje për të krijuar lidhje me persona apo situata reale.

“Nuk ka asnjë lidhje me njerez reale, është produkt i fantazisë time si çdo libër. Ky nuk është një biografi është një roman. Është e sigurt që lexuesit presin më mirë kryeministrin tim sesa kryeministrin tuaj”, tha deputeti Ben Blushi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu