Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ben Blushi homazh për gjyshin e babain: Ata përjetësuan Pavarësinë me Nëntorin e Dytë

Shkruar nga Newsbomb

Në 111 vjetorin e Ditës së Flamurit, shkrimtari Ben Blushi ka uruar të gjithë shqiptarë gjithashtu ka përkujtuar gjyshin dhe të atin të cilët rrënjosën në memorien e shqiptarëve ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, përmes filmit "Nëntori i Dytë".

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi është kthyer pas në kohë, kur ende ishte një çapkën i vogël dhe shihte gjyshin dhe të atin teksa diskutonin lidhur me skenarin e filmit që 'ngjalli' Ismail Qemalin dhe gjithë aventurën e tij nëpër moçalet e Shqipërisë për të ngritur Flamurin në Vlorë.

Sipas tij, të dy kishin disa dhjetëra variante për titullin e filmit, ku pas shumë e shumë diskutimesh vendosën që të titullohej “Nëntori i dytë”.

Të dy kishin disa dhjetera variante për titullin e filmit derisa vendosën për Nëntorin e Dytë, ndërkohë që i pari i takonte Skëndërbeut dhe i treti Çlirimit në vitin 1944”, shkruan Blushi, teksa më tej thekson se Pavarësisa shkëqen si dita më kulmore në historinë tonë, mirëpo ajo nuk do të shndriste dot kaq fort pa filmin “Nëntori i dytë”, përmes të cilit me dhjetëra breza kanë prekur dhe vijojnë të njohin historinë e Ismail Qemalit dhe momentin e ngritjes së flamurit në Vlorë.

Postimi i plotë:

NJË HOMAZH PËR GJYSHIN DHE BABAIN TIM QË KRIJUAN NËNTORIN E DYTË

Dua tj’u uroj të gjjthëve Gëzuar Festën e Pavaresisë me kujtimin e filmit Nëntori i Dytë, krijuar nga gjyshi im Dhimitër Shuteriqi dhe babai im Kico Blushi.

Pavaresia e Shqipërisë në 1912 mbetet pa dyshim data më e rëndësishme e historisë sonë, për vonesat, pengesat dhe mënyrën sesi u arrit. Shumë detaje të kësaj përpjekje të Ismail Qemalit mbeten ende sot të pandriçuara, përfshi Aktin e Pavarësisë që për fat të keq ka humbur dhe nuk gjendet më.

Ndoshta shumë shqiptarë nuk do kishin kaq shumë emocione për Ditën e Pavarësisë nëse nuk do egzistonte filmi Nëntori Dytë i prodhuar në vitin 1982 me rastin e 70 vjetorit.

Unë isha i vogël në atë kohë por për fat ende mbaj mend gjyshin dhe babain tim duke diskutuar për skenarin e filmit që ngjalli Ismail Qemalin dhe gjithë aventurën e tij nëpër moçalet e Shqipërisë për të ngritur Flamurin në Vlorë.

Të dy kishin disa dhjetera variante për titullin e filmit derisa vendosën për Nëntorin e Dytë, ndërkohë që i pari i takonte Skëndërbeut dhe i treti Çlirimit në vitin 1944.

Im gjysh dhe babai rrinin me orë të tëra duke shkruar, rishkruar dhe redaktuar pjesë nga një skenar që sot i ngjan një balade. Ky film ka kaq shumë emocion, dashuri dhe patriotizëm saqë në disa raste të mallëngjen dhe të merr frymen. Nuk besoj se ka film historik të kësaj përmase të realizuar më mirë në historinë e kinemasë shqiptare.

Sot është dita për t’i bërë një homazh Dhimitër Shuteriqit dhe Kico Blushit të cilët krijuan monumentin më të madh artistik dedikuar Pavarësisë.

Pavarësia shkëlqën si dita më kulmore në historinë tonë por ajo nuk do shndriste dot kaq fort pa Nëntorin e Dytë.

Gezuar Festën

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese