Hapësire reklamuese

Politikë

Ben Blushi e sulmon Ramën si asnjëherë më parë: Kjo është kakistokraci

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i partisë më të re LIBRA, Ben Blushi ka reaguar ashpër këtë herë nëpërmjet rrjeteve sociale për qeverisjen e Partisë Socialiste në këto 4 vjet. Në reagimin e tij Blushi shkruan se më fund e ka gjetur fjalën që sipas tij përkufizon qeverisjen e Ramës në këtë mandat, ai thotë se kjo është një qeveri kakistokracike.  Sipas Blushit fjala kakistokraci vjen nga greqishtja e vjetër dhe nënkupton qeverisjen e një populli nga njerëzit më të paarsimuar, më të paprinciptë, më të paaftët e mundshëm.

Statusi i plotë i Ben Blushit:

KAKISTOKRACIA SI KRYEVEPRA E EDI RAMËS

Kam kohë që përpiqem të gjej përkufizimin e shëmtisë që na qeveris prej vitesh dhe mendoj se e kam gjetur. Quhet KAKISTOKRACI. Kjo fjalë që vjen nga greqishtja e vjetër nënkupton qeverisjen e një populli nga njerëzit më të paarsimuar, më të paprinciptë, më të paaftë dhe më të këqinjtë e mundshem. Kakistos është e keqja superiore dhe krat është rregjimi.Nuk ka asnjë term që e vizaton më mirë qeverinë që kemi. Nuk ka as ideologji, as projekt,as program, as ide dhe as mirësi. Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan kakistokracinë e parë në Evropë që nga shekulli i 17. Imagjinoni për një cast cdo njeri që ata kanë punesuar,kanë futur në parlament apo nxjerrin në tv. A nuk janë të gjithë kakistrokratë? Nuk ka pra më qeverisje të partive por të njerëzve më të këqinj të Shqipërisë, të kakistokratëve perfektë.Duhet ta rrëzojmë KAKISTOKRACINË në 25 qershor. Nuk është më cështje partish, është cështje misioni. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu