Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ben Blushi: Amerikanët e kanë gabim, ishte Lul Berisha ai që punësoi Vangjush Dakon

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a234c395c8152297c15a25ce849505d0

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar pas publikimit të skandalit ku është përfshirë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Në një investigim të BIRN dhe Zërit të Amerikës rezulton se Lulzim Berisha u lirua nga burgu pasi Bashkia e Durrësit doli garant për punësimin e tij. Megjithatë, Blushi mendon se amerikanët e kanë gabim, pasi është Lul Berisha ai që punësuar Vangjush Dakon dhe jo e kundërta.

“Formulari i Rilindjes! Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit. E kanë gabim. Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit. Pra ky i fundit e ka plotësuar Formularin e Punës që ndryshe njihet si Formulari i Rilindjes. Para Gjushit të njëjtin Formular e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në parlament. Ja pra pse nuk bëhet Vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu. Kush do të kuptojë pse s’na pranojnë në Europë të lexojë Formularin e Rilindjes”, shkruan Blushi.

Lexo edhe: Reagon për herë të parë Vangjush Dako: Lulzim Berishës i garantoj punë vullnetare, asnjë shkelje

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img