Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka rrëfyer këtë mbrëmje punën e saj të parë.
Ajo ka treguar se puna e saj e parë ka qenë në radio, ku që nga viti 2005, ministrja ka moderuar një emision të quajtur “Me sytë e Anës”, duke fshehur emrin e saj të vërtetë.
Balluku tha në “Top Albania Radio”se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, janë të punësuara shumë gra.
Me nota humori ministrja tha se Edi Rama beson që nëse do punë, duhet të mbështetesh tek gratë, e nëse do llafe, tek burrat.
Sondazh
Poll