Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Belinda Balluku, ministrja dhe socialistja më e votuar në Asamblenë e PS, grumbulloi më shumë vota se gratë dhe burrat që garuan për Kryesinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste mbajti dje mbledhjen radhës ku u njoftua kabineti i ri qeveritar. Mes emrave që kryeministri Rama kishte zgjedhur për të bashkëpunuar për 4 vitet e ardhshme, kishte figura që riktheheshin, emra të rinj dhe ata që u rikonfirmuan.

Një prej ministreve që Rama rikonfirmoi në detyrë për të punuar për 4 vitet e ardhshme, ishte Belinda Balluku. Emri i saj nuk ishte dhe aq surprizë pasi kryeministri nuk i ka kursyer vlerësimet publike për ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, për punën e saj në këtë diskaster.

Mesa duket, Belinda Balluku ka dhe simpatinë e socialistëve të tjerë, veç asaj të Edi Ramës.

Ajo ishte dje mes emrave që garoi për anëtare Kryesie e Partisë Socialiste dhe ia doli. Ishte e para nga lista e grave që mori më shumë vota për të qenë në Kryesinë socialiste. Me 207 vota, ministrja e Infrastrukturës ishte më e preferuara edhe se burrat.

Gara zhvillohej paralelisht edhe për ta, ku më i votuari doli Ditmir Bushati, me 204 vota.

Por, ministrja e preferuar e Edi Ramës ishte edhe më e preferuara në radhët e socialistëve. Belinda Balluku ia doli të merrte rikonfirmimin për të vazhduar punët në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe për të përfaqësuar socialistët në Kryesi.

Lista e Grave – Fituese

  • Belinda Balluku – 207 vota
  • Blerina Gjylameti – 199 vota
  • Evis Kushi – 183 vota
  • Mimi Kodheli – 179 vota
  • Ogerta Manastirliu – 204 vota
  • Olta Xhaçka – 180 vota

Lista e Burrave – Fituese:

  • Arben Pëllumbi – 203 vota
  • Armando Subashi – 177 vota
  • Ditmir Bushati – 204 vota
  • Erjon Braçe – 174 vota
  • Ilir Beqja – 173 vota
  • Pandeli Majko – 198 vota
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img