Partia Socialiste mbajti dje mbledhjen radhës ku u njoftua kabineti i ri qeveritar. Mes emrave që kryeministri Rama kishte zgjedhur për të bashkëpunuar për 4 vitet e ardhshme, kishte figura që riktheheshin, emra të rinj dhe ata që u rikonfirmuan.
Një prej ministreve që Rama rikonfirmoi në detyrë për të punuar për 4 vitet e ardhshme, ishte Belinda Balluku. Emri i saj nuk ishte dhe aq surprizë pasi kryeministri nuk i ka kursyer vlerësimet publike për ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, për punën e saj në këtë diskaster.
Mesa duket, Belinda Balluku ka dhe simpatinë e socialistëve të tjerë, veç asaj të Edi Ramës.
Ajo ishte dje mes emrave që garoi për anëtare Kryesie e Partisë Socialiste dhe ia doli. Ishte e para nga lista e grave që mori më shumë vota për të qenë në Kryesinë socialiste. Me 207 vota, ministrja e Infrastrukturës ishte më e preferuara edhe se burrat.
Gara zhvillohej paralelisht edhe për ta, ku më i votuari doli Ditmir Bushati, me 204 vota.
Por, ministrja e preferuar e Edi Ramës ishte edhe më e preferuara në radhët e socialistëve. Belinda Balluku ia doli të merrte rikonfirmimin për të vazhduar punët në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe për të përfaqësuar socialistët në Kryesi.
Lista e Grave - Fituese
- Belinda Balluku - 207 vota
- Blerina Gjylameti - 199 vota
- Evis Kushi - 183 vota
- Mimi Kodheli - 179 vota
- Ogerta Manastirliu - 204 vota
- Olta Xhaçka - 180 vota
Lista e Burrave - Fituese:
- Arben Pëllumbi - 203 vota
- Armando Subashi - 177 vota
- Ditmir Bushati - 204 vota
- Erjon Braçe - 174 vota
- Ilir Beqja - 173 vota
- Pandeli Majko - 198 vota