Hapësire reklamuese

Politikë

Belind Këlliçi zbulon postin që synon në PD: Kërkoj votën dhe mbështetjen...

Shkruar nga Newsbomb
Belind Këlliçi zbulon postin që synon në PD: Kërkoj

Deputeti i Partisë Demoratike, Belind Këlliçi, foli këtë të premte për kandidaturën e tij në një nga postet e kësaj partie.

Ai tregoi për “Top Talk” për zgjedhjet e anëtarëve të Kryesisë së PD, të cilat do të zhvillohen nesër, teksa u shpreh se kjo do të sjellë një kompletim të këtij organi dhe përfundimin e mandatit të Komisionit të Rithemelimit.

“Për momentin në një farë mënyre do të kompletohet dhe organi i dytë më i rëndësishëm i partisë që është Kryesia duke çuar në këtë mënyrë në përfundimin e mandatit të Rithemelimit, e cila ka mandat deri në formimin e Kryesisë së Partisë Demokratike. Pastaj në një hap të dytë do të bëhen zgjedhjet për nënkryetarë, sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarëve të përgjithshme në Partinë Demokratike”, tha deputeti i PD.

Këlliçi ditën e nesërme do të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike, por nuk dha shumë detaje të tjera në lidhje me këtë.

“Padiskutim që gjykoj që duhet të ketë një qarkullim brezash, duhet të ketë një brez të ri që vjen dhe promovohet dhe i jepet mundësia. Por unë nesër do të jem kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike dhe po kërkoj votën dhe mbështetjen e Këshillit Kombëtarë për këtë pozicion”, u shpreh Këlliçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll