Hapësire reklamuese

Politikë

Belind Këlliçi thirrje qytetarëve: Mos e shisni votën në 14 maj! Te dhoma e fshehtë jeni ju dhe Zoti

Shkruar nga Newsbomb
Belind Këlliçi thirrje qytetarëve: Mos e shisni votën

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi i kërkoi qytetarëve të votojnë të lirë dhe të mos e shesin votën e tyre.

“Ditën e votimit, ju kërkoj ju lutem, flitini qytetarëve, komshinjve, miqve, të afërmve, fisit, kujt të mundeni, ju lutem të kenë parasysh diçka: kur të shkojnë te kutia e votimit, te dhoma e fshehtë, jeni vetëm ju dhe Zoti lart.

Nuk ua sheh dot votën as Belind Këlliçi as Erion Veliaj, sepse është duke intimiduar administratën publike, është duke i bërë terror Bashkisë Tiranë, terror i bëhet punonjësve të shkretë”, tha ai.

Këlliçi prezantoi para banorëve të njësisë nr. 9 planin e tij për t’i dhënë fund problematikës së ujit të pijshëm, duke premtuar jo 24 orë por të paktën 14 orë ujë në çezmat e tyre.

“Kur jam ulur me ekspertët, me inxhinierët e ujit, kur kam folur gjerë e gjatë për këtë çështje më është thënë tekstualisht: “Për shkak të rrjetit aktual të amortizuar, të shkatërruar në Tiranë, për shkak të ndërtimit pa kriter, për shkak se në një zonë p.sh, ku është parashikuar rrjeti i kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza për 20 mijë banorë psh, sot ne kemi 50 mijë banorë, rrjeti është aq i amortizuar sa për katër vjet ti nuk e bën dot ujin e pijshëm për 24 orë.

Dhe çfarë ka ndodhur? Nuk e kam premtuar se nuk e bëj dot. Ama kam premtuar që realisht do të kemi ujë të pijshëm, do tentoj që katër vjeçarin e parë uji të jetë i pijshëm nga çezma dhe të kemi realisht 14 orë ujë të pijshëm, por realisht të vijë në çezmë, pa pompë. Është shumë e rëndësishme kjo”, shtoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese