Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi pak orë para mbylljes së procesit të votimit në të gjithë vendin, iu ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit që të dalin dhe të votojnë masivisht.
Ai u shpreh se kjo është një ditë e veçantë dhe se pjesëmarrja e qytetarëve ka rëndësi të veçantë.
“Ftoj të gjithë të rinjtë, sot është dita e madhe, sot është 14 maji që kemi pritur të gjithë. E ardhmja që ju doni është shumë pranë.Të rinj të reja burra e gra, të moshuar. Ushtroni detyrën tuaj si qytetarë.
Dilni të votoni nëse do i që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nëse doni taksa më të ulëta dhe një Tiranë ndryshe. Dilni masivisht në votim. Dita kur kurorëzohet mundi ynë. Pjesëmarrja juaj ka një rëndësi të veçantë.
Kushtet atmosferike mbase nuk janë më të mira, por qytetarët e Tiranës duhet të shkojnë në qendrat e votimit për të bërë ndryshimin”, tha Këlliçi.