Hapësire reklamuese

Politikë

Belind Këlliçi: SPAK të shikojë edhe katet pa leje në zemër të Tiranës! 100 metra nga zyra e Veliaj

Shkruar nga Newsbomb
Belind Këlliçi: SPAK të shikojë edhe katet pa leje në

Ish-deputeti Belind Këlliçi reagon për urdhër-arrestin e lëshaur nga SPAK për Vangjush Dako, për disa kate pa leje në një pallat në Durrës. AI kërkon që të ndiqet i njëjti standard, duke marrë shembull dhe Tiranën.

"Çudi e madhe që SPAK i dalloi 4 kate pa leje në Durrës, por ende nuk ka parë 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, vetëm 100m larg nga zyra e Erion Veliajt. 

SPAK njëlloj si Veliaj, nuk shihka nga afër. Le të aplikojnë të njëjtin standard drejtësie edhe në Tiranë. Jo me dy porta", shkruan politikani Belind Këlliçi.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar këtë martë dhjetë urdhër-arreste për ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit. Mes tyre, mësohet se është dhe ish-kryebashkiaku socialiste Vangjush Dako.

Bashkëpunëtorët në vite të Dakos dhe ai vetë, akuzohen për dy vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Nga natyra e këtyre veprave penale, ato kanë lidhje me periudhën kur ata kanë qenë në poste të caktuara në Bashkinë e Durrësit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese