Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Belind Këlliçi publikon audio-përgjimin, ku zyrtari i PS-së kërkon ryshfet: Me 5000 euro e ke në dorë certifikatën, 30 mijë euro me i kalu krejt (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar në rrjetet sociale një audio- përgjim, ku është i përfshirë kryetari i Njësisë Administrative Vaqarr, Gentian Myrta.

Ky matarial është dorëzuar ditën e sotme në SPAK dhe pritet që ngjarja të hetohet.

“Unë e kam diskutuar dhe i kam thënë që me këtë lloj standardi që i kanë thënë që me 5000 euro janë që e ka në dorë, që është këtu momentalisht, ndërsa e 5000 m shtezë zëvendësojmë, fitojmë thasin me drogë 30 000 euro. Kjo është e gjithë qarku me 5000 euro. Unë po ta them dhe mendimin dhe çmimin sepse jam lodh vetëm nga ky stresi i punës kështu, nga e gjithë situata. Tani unë 5000 metra i kam rujt 1000m tokë, 1050 vetëm për këto shtesa, ça do ti”,- dëgjohet të thotë Myrta në audio-përgjim.

ZBARDHJA E PLOTË E BISEDËS: 

Gentian Myrta: Si je mo? A je mirë?

Y: Si dukesh ti?

G.M: Vetëm…mirë

Y: E ke orar standart? Kjo është ndjesë…

G.M: Jo, s’isha mirë, e u cova vonë. Ti ca bën?

Y: Hiç.

G.M: Ç’kemi?

Y: Tani na thuaj, se s’kemi kohë shumë.

G.M: Shufe, unë e kam diskutu dhe i kanë thon që me këtë lloj standarti që është i kanë thënë që me 5000 euro janë që e ka në dorë, që është këtu momentalisht, ndërsa e 5000m shtesë zevendësojmë fitojm thasin me drogë 30 mijë euro.

Y: 30 mijë euro s’bën ajo e gjitha.

G.M: S’e di. Kjo është gjithë qarku me 5000 euro…ose ti nisim te kjo pjesë, sepse shohin 15 mijë…I thashë unë: “ore”, unë po ta them tha edhe mendimin edhe cmimin, sepse jam lodh vetëm nga ky stresi i punës kështu, nga e gjithë situata. Tani unë 5 mijë metra i kam rujt ato 1000 metra tokë, 1050 tokë vetëm për këto shtesat. Ca do ti. Ne thjesht vetëm relacion shpjegues ca do bëjmë, vetëm hartën do ndryshojmë.

Y: 5 mijë euro me i bë kështu, 30 mijë euro me i kalu krejt.

G.M: Të gjitha komplet dhe atë 5000 metërshin. Ose ndaje mendjen ndiqe vetë sepse…

Y: Dëgjo flori…

G.M: Ti them me shpirt…

Y: Jo jo. 30 mijë euro nuk i jap kështu. 30 mijë euro s’bën toka.

G.M: I kam ngjyrat dhe fiks ashtu sepse s’doja që tu përzija me këtë punë.

Y: Shiko, ne diskutojmë që të mbarojmë një punë por jo dhe 30 mijë euro vallaj s’jam duke i dhënë. Hajt ta shesim nesër, nuk i bën 30 mijë euro i qifsha robt.

G.M: Ti them gjerat me shpirt sepse unë e di shumë mirë këtë sepse dyshin ta bëjnë 7, i thashë unë se mor përsipër merre vetë këtë pjesë i thashë. Unë bi vetëm te plani kur të firmosi i thashë sa është 7000 m, se është 2 euro ajo kur të bi ky plani sa bën…

Y: Atëherë, nisi pra kështu si i ke lon…

G.M: Kështu ti nis që sot ti nis, nesër ti nis…

Y: Nisi direkt edhe…

G.M: A më kupton?

Y: Të hënën takohena bashkë.

G.M: Nuk ka problem te kjo pjesë.

Y: 30 mijë euro nuk jap shoku jot, të jemi realist tani.

G.M: Unë po ti them gjerat fiks dhe mua më mir më bie ose ik e gjej rob vetë mu më thuaj hajde të ndihmoj ca do të bëj unë.

Y: mua mi nis kështu sic i ke lënë ti.

G.M: Aty në arshiv që sot, tashi direkt, nuk ka problem fare.

Y: Nisi kështu dhe të marr në tel, po ashtu leje ti mbaroj kështu njëherë sic janë, pastandaj shofim. Po 30 mijë euro…

G.M: Më mirë ta lësh në heshtje dhe mos ta bësh se po u vu tapia, po u fut në sistem nuk ke shanc më ta besh atë pronë. Fare.

Y: Dmth cfarë? Se nuk e kuptova këtë

G.M: Po u fut në sistem, po u apliku tapia nuk ke shanc më ta bësh atë lloj tapie me dy standard, sepse tapia shkon në arshivën qendrore, nuk ke shance. Para se të vish pago 4500 euro, pago edhe 30 mijë. A e di ku është? Është në sharrë, aty ku vetëm gomari ngjitet, gomari ee. Por është me perspektivë për shumë arsye. 14 mijë e 500. Me zor ja kam marrë se desh më lujti, pago ndonjë lek se desh e mori burri huj.

Y: Shiko, vlera e tokës aty tani për tani është diku te 10 euro, të jemi realist.

G.M: Unë e di se aty 10 euro

Y: Dhe 5 mijë metër i bie 50 mijë euro, unë të jap 30 mijë, hajt mo të jap përqindje…

G.M: Jo I kam mbyllur me të gjitha ato, i ke parasysh. I kemi bërë me të gjitha komplet. E ke parasysh? Edhe këto të tjerat te ndertesa.

Y: 650 m. tjetra është në rregull.

G.M: I bie të gjitha komplet, nuk e di sa metra i bi.

Y: I bie 5650, 6000 metra

G.M: Të gjitha e ke parasysh.

Y: 6000 metra.

G.M: Shtesat apo edhe ato? 5000 euro dmth dhe janë certifikatat në dorë sepse kushdo mund të japë me këtë lloj ritmi që është aktualisht. Kam fol me drejtoreshën i thashë toka është në Arbanë i thashë, unë e po ta them kete lloj cmimi që ti mos më thuash o Gent ca po bën. Kjo situatë që është formuar deri në këto momente… Prandaj s’merrem me këto punë, kam parë vetëm punët e mia, kam mbaruar punët e mia.

Y: Mirë, mirë. Jemi në rregull. Por 30 mijë euro janë shumë.

G.M: Po ta them me shpirt.

Y: Se di kush është po 30 mijë euro është shumë se 30 mijë euro nuk shitet ajo.

G.M: Po ta them unë e di sesa forcohet dhe I thashë ore paguat 14500 është tjetër vlerë

Y: Mirë mirë.

G.M: Por nuk duan tja dinë se ta fusin në qese dhe pronën tënde me këtë lloj shume. Sa I bie certifikata. Dmth unë ta nis. Diskuto ke dhe këtë javë kohë.

Y: Flasim dhe takohemi edhe njëherë.

G.M: Unë nqs do bëj edhe një bisedë, do ulem do bëj edhe një bisedë gentelmenash përsëri dhe do I them: ore vëlla…

Y: Konsumoje dhe këtë bisedë se kjo është abstrakte 30 mijë euro

G.M: Do të them më mirë mbylle vete. Tani unë të shoh në sy për këtë p-unë, unë prandaj s’doja ta bëja këtë. Unë kam punët e mia nuk kam kohë për të humbur me këto dhe po ti them gjërat me shpirt.

Y: Unë jam i gatshëm që të paguaj, por jo që të jap 30 mijë euro tani për një tokë që edhe për tu shit nuk shitet sot dhe s’ka ndonjë aty ku është x po ta kishim nisur më përpara këtë punë në këtë lloj zone po ne nuk na shkoi mendja.

G.M: Dhe është normale për këtë veprim që do ta besh shpejt. Dhe këto të dyja apo të treja, dy do I marrim ne vetë, kjo është e gjitha me 5000 ta mbyll gjithë këtë dosjen sic është. Bjer këtë relacionin siç e kam nis unë. Kam pasur dosje, me dosje është cuar atje. Bjer këtë që e kemi nis e kemi bërë gati ne dhe ta mbyll këtë punën e kësaj. Pastaj më tha pjesa tjetër ti do bë bjesh vetëm Gentianin më tha mua me skuadrën të tjerat rregulloji vetë atje më tha mua. Unë I thashë do diskutoj me burrin e huaj dhe do të them.

Y: Ok. Si do I lidhim. Do të jap…

G.M: Tani këto biseda ngelen mes nesh.

Y; As mos e diskuto

G.M: A e di pse?

Y: Thjesht është, dmth të më kuptosh dhe mua unë 30 mijë euro shkoj blej në Arbanë prapë ka në Arbanë që shesin.

G.M: Gjërat janë fikse sepse i kam, i paguaj vetë dhe nuk dua që të hyj dhe mos e lej ashtu. Ca janë detyrimet e mia hajde të firmos të mbaroj punë ti jap.

Y: Ok, se takohemi të hënën, nisi këto sot, siç i ke bërë gati nuk prish punë. Unë 30 mijë euro s’jap. Nëse ka opsion deri në 10 mijë euro në rregull.

G.M: Nuk ka opsion 10 mijë euro sepse ta them unë

Y: Atëherë nisi kështu pra…

G.M: Ose ti tërheqësh totalisht në një fazë të dytë. Të lëvizin këto sa të lëvizin ti tërheqësh ti dosjet ose mos e çojmë të aplikojmë dhe sa ta hedhim si dosje ta fusim mes vete si pjesë e asaj dyshit me shtatën këtë po mendoj opsionin tjetër. Ta tërheqim dosjen për mënyra shëndetësore. Se ke kohë ta çosh dhe ta nisim me këtë pjesë, se ti e ke të regjistruar ky është problem. Ti për efekt certifikatë, për efekt të dali ligji për këto tokat në përdorim në pronësi e të vëmë tapi. Ke dy hapësira që po u çua në institucion nuk ke mundësi të plotësohesh me tapi tjetër.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img