Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
31 %
5.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Belind Këlliçi: Një muaj e gjysmë më parë i kam dorëzuar Bashës dorëheqjen, nuk do e drejtoj më Forumin Rinor

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar se nuk do ta drejtojë më Forumin Rinor të Partisë Demokratike, por shtoi se kryedemokrati Basha ka shkelur statutin me hapjen e garës për kryetarin e ri të FRPD-së.

Ai tregoi në intervistën në A2CNN se një muaj e gjysmë më parë i ka paraqitur dorëheqjen e tij në zyrë Bashës, por në një farë mënyre i është refuzuar.

“Që ka një arsye mbrapa këtij vendimi, ka. Kanë qenë po ky Forum Rinor, po këta të rinj që kanë qenë në fushatë në çdo qytet të Shqipërisë. Fjala që unë do të merrja pjesë në Foltoren e Berishës qarkullonte prej ditës, ka qenë një vendim i imi personal, i komunikuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, nuk ka qenë një surprizë. Në asnjë moment, unë nuk jam kundër zgjedhjeve dhe riorganizimit të Forumit Rinor, i cili është i vonuar, por këtu po tentohet të hiqet vëmendja nga problemi i madh që ka PD. Po krijohet një përçarje e panevojshme në PD.

Para një muaji e gjysmë, unë i kam dorëzuar Bashës dorëheqjen në zyrë. Dorëheqja më është refuzuar në një farë mënyrë. Unë po e them sot këtu, ciklin tim, misionin tim në Forumin Rinor, e kam mbyllur. Unë nuk jam i ngjitur në karrigen e FRPD. Shpallja e tyre është antistatutore. Në asnjë nen statuti nuk i jep kompetencë kryetarit për të çelur garën në një organizatë partnere”, tha Këlliçi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img