Deputeti demokrat Belind Këlliçi pritet të lërë këtë të enjte mandatin, për t’u fokusuar në garën për Bashkinë e Tiranës. Si një kandidat i “Primareve” në Partinë Demokratike, ai është i detyruar të lërë mandatin e deputetit duke qenë se prej muajsh është zyrtarizuar.
“Të dashur kolegë, Sot Belind Këlliçi do të mbajë në Kuvend një fjalë të rëndësishme, në seancën e dorëzimit të mandatit”, thuhet në njoftimin për mediat të shpërndarë nga zyra për mediat.
Pritet që gjatë fjalës së tij në punimet e sotme të Kuvendit, Belind Këlliçi të njoftojë dhe lënien e mandatit. Ai garon përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e 14 Majit, ndërsa kandidatë janë dhe Endri Shabani i Thurjes dhe Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë.
Newsbomb Albania transmeton drejtpërdrejt punimet e Kuvendit dhe patjetër dhe fjalën e politikanit Belind Këlliçi, për tërheqjen e tij nga mandati si deputet i Partisë Demokratike.