Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi feston sot 37-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për politikanin nuk kanë munguar edhe urimet e shumta, nga të afërmit, kolegët dhe mbështetësit e tij.
Këlliçi ka ndarë një foto, ku shkruan “sot 37-vjeç fringo”, teksa falenderon të gjithë ata që e kanë uruar në këtë ditëlindje.
“Sot vjeç fringo. Më bëhet zemra mal kur lexoj urimet dhe mesazhet tuaja. Faleminderit për çdo ditë miqësi e dashamirësi! Nuk ka bekim më të madh se të jesh i rrethuar me miq e njerëz të mirë. Faleminderit të gjithëve një e nga një”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.
Sondazh
Poll