Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Belind Këlliçi del kundër partisë së tij: Edhe PD ka databazën e vet, nuk e them dot që ato të dhëna janë marrë nga e-Albania

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pasi PD ka akuzuar AKSHI-n se i ka dhënë të dhënat e qytetarëve, Partisë Socialiste, kandidati i PD për deputet, Belind Këlliçi ka dalë kundër asaj që ka thënë vetë partia e tij.

Ai ka qenë i qartë kur ka mohuar deklaratat e Partisë Demokratike, e cila pretendon se të dhënat që kanë dalë në media janë marrë nga e-albania. Mirëpo Këlliçi, megjithëse pjesë e kësaj partie, thotë se nuk mund ta thotë këtë me siguri,

Duke cituar shprehimisht: “Nuk di t’jua them unë sot a vijnë të dhënat nga e-Albania; nuk e di, nuk mund ta marr përsipër këtë përgjegjësi”.

Më poshtë pjesë nga intervista, ku Këlliçi flet pikërisht për këtë çështje në News24:

Gazetarja: Ne perceptimin tuaj këto të dhëna janë nga e-Albania?

Këllici: Nuk e di! PD po punon dhe sheh dhe shqyrton të gjitha mundësitë; po sheh të gjithë këtë dabazë gjigande, po sheh rrugët nga ku mund të jetë marrë informacioni dhe sigurisht do të ketë një kallëzim në SPAK. Nuk di t’jua them unë sot a vijnë të dhënat nga e-Albania; nuk e di, nuk mund ta marr përsipër këtë përgjegjësi, por që dyshimi i parë shkon sigurisht drejt e-Albania. Pikëpyetja e parë shkon drejt e-Albania. Eshtë një portal i përdorur masivisht gjatë periudhës së pandemisë dhe që ka shërbyer për të marrë shërbimet kryesore dhe që disponon të gjitha ato të dhëna që shfaqen në listën e të patronazhuesve dhe në databazën gjigande të Partisë Socialiste. Imagjinoni sa orë punë e personel janë të përfshirë dhe janë marrë me plotësimin e databazës, që në fund të ditës nuk është për t’i shërbyer qytetarëve, por është vetëm databazë elektorale; interesa të brendshme elektorale të PS.

Gazetarja: Eshte për të marrë shërbimet, jo për t’u ankuar për to?

Këllici: Jo, e kisha fjalën për databazën e Partisë Socialiste, që do të ishte mirë të kishte një hapësirë edhe për ankesat e qytetarëve.

Gazetarja: Cdo qeverisje e ka patur një datavazë të dhënash. PD e ka një të tillë?

Këllici: PD ka të dhënat e veta, të anëtarësisë së saj dhe një punë që bëhet me anëtarësinë, që kanë një kartë anëtarësie. Ka rregulla të statutit të PD dhe jep kontribut vullnetar për PD dhe ne punojmë me anëtarësinë tonë që të sjellin të dhëna që sjellin kontakte të të afërmeve që votojnë alternativën tonë dhe këtu mbyllet diskutimi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img