Hapësire reklamuese

Aktualitet

Belgjika mbledh në gjyq 120 të pandehur, shqiptari në krye të grupit kriminal

Shkruar nga Newsbomb
Belgjika mbledh në gjyq 120 të pandehur, shqiptari  në krye

Një nga gjyqet më të mëdha që janë mbajtur ndonjëherë në vend është zhvilluar sot në Belgjikë.

Sigurisht në gjyqin më të madh në Belgjikë protagoinistë ishin edhe shqiptarët. Ditën e sotme dolën para drejtësisë belge anëtarët e bandës kriminale të drogës nga Shqipëria, Belgjika, Kolumbia dhe Afrika e Jugut.

Të dyshuarit në gjyqin e madh që nisi sot u përballën me një sërë akuzash duke përfshirë trafik droge, trafik armësh dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Gjithsej 124 persona janë në gjyq, por disa prej tyre janë në arrati dhe do të gjykohen në mungesë. Gjyqi pritet të zgjasë disa muaj.

Grupi kriminal i cili u çmontua disa muaj më parë pas përgjimeve në aplikacionin SKY ECC kishte si drejtues një shtetas shqiptar, shkruajnë mediat e huaja.

Grupi i kontrabandës së drogës, i cili ishte aktiv që nga viti 2017 deri në fund të vitit 2022, përfshinte banda të shumta kriminale dhe u çmontua pas bastisjeve të policisë në Belgjikë, Gjermani dhe Itali.

Sipas hetuesve grupi kriminal transportonte lëndë narkotike në kontenjerë nga Amerika e Jugut dhe Maroku drejt porteve në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Francë përpara se të shiteshin në të gjithë Evropën. Grupi kriminal përdorte aplikacionin SKY ECC për të komunikuar lidhur me drogën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese