Hapësire reklamuese


Aktualitet

Beleri s'dorëzon kodin, SPAK “zbërthen” telefonin e Kokaveshit: Premtonin letra greke

Shkruar nga Newsbomb
Beleri s'dorëzon kodin, SPAK “zbërthen” telefonin e

Në seancën e radhës në procesin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, SPAK ka paraqitur të tjera prova shkresore. Gjatë kësaj seance u bë me dije se Beleri, i cili ka rënë në prangat e policisë për blerje votash, nuk ka pranuar të dorëzojë kodin e telefonit të tij, mirëpo është bërë ekspertimi i telefonit të bashkëpandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi ku dhe është zbuluar një grup në Whats app, i quajtur “Himara ime je ti!”

Në këtë grup, sipas asaj që SPAK bëri me dije ka biseda rreth ndihmesës që do t’i ofronin qytetarëve të Himarës dhe zonave përreth. Gjithashtu, në këto biseda është nënvizuar dhe një pjesë ku Beleri i ka tërhequr vëmendje Kokaveshit.

“Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti?!” mësohet t’i ketë thënë Beleri Kokaveshi.

Këto prova të reja u kundërshtuan nga avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës të cilët thanë se nuk kanë lidhje me objektivin e gjykimit dhe se bisedat janë kryer më herët se sa të kryhej vepra penale.

Madje sipas tyre telefoni që dispononte Pandeli Kokaveshi ka qenë në pronësi të nënës së tij.

Kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese