Hapësire reklamuese

Politikë

Beleri ende në burg, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e tij

Shkruar nga Newsbomb
Beleri ende në burg, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e tij

GJKKO ka rrëzuar përsëri kërkesën e Fredi Belerit për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj tij. Beleri do të vijojë betejën e tij me drejtësinë, teksa këtë betejë do ta vijojë nga burgu.

Kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Njoftimi i GJKKO

“1. Personi nën hetim Dhionisios Alfred Beleri, më datë 26.12.2013 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim ose zëvendësimin e masës së sigurimit.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 552, datë 28.12.2023, vendosi:

    1.Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të pandehurit) Dhionisios Alfred Beleri, me Nr. 522 Regj. Them. Dt. Regj. 26.12.2023 me objekt “Revokim ose zëvendësim të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

    2.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

    Tiranë, më datë 28.12.2023

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese